“Lojë e pafund” sot në teatrin Dodona

02.02.17     postuar nga: Mina

Sot më 2 shkurt filluar nga ora 19:30 në Teatrin Dodona do të ipet repriza e parë e shfaqjes “Lojë e pafund”. Bëhet fjalë për një monodramë psikologjike dhe emocionale. Në këtë interpretim shfaqet përballja e një gruaje me sfidat e jetës si rezultat i martesës së dështuar. Autor i shfaqjës është Besim Rexhaj kurse regjisor është Fadil Hysaj. Interpretimi i kësaj monodrame i është besuar aktores Sheqerie Buçaj. 

Për rezervimin e biletave thirrni në 038 230 623 dhe 044 230 623