‘Discover America’ ofron punë verore sezonale për studentët nga Kosova!

01.02.17     postuar nga: Mina

Më 21 dhe 22 shkurt në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë, do të mbahet panairi i punësimit të studentëve për punë verore sezonale në SHBA. Më këtë rast, do të jenë të pranishëm përfaqësuesit e CIEE (www.ciee.org) të cilët do të intervistojnë studentët të cilët janë parakualifikuar dhe regjistruar në 'Program' në 'Discover America'. Të gjithë studentët e interesuar kanë mundësi të aplikojnë dhe të përjetojnë këtë eksperiencë të mirë. 

Të interesuarit duhet të paraqitën në zyret e Discover America. Suksese të gjithëve!