YOUTH SYMPOSIUM – Ambasadorët e rinj

26.01.17 postuar nga: Mina

Më 30 janar në Sheshin 21 duke filluar nga ora 14:00 do të mbahet Simpoziumi për të rinj. Qëllimi i kësaj ngjarje është fuqizimi i rinisë në shprehjen e ideve. Gjithashtu me këtë rast, Forumi për Iniciativë Qytetare do të shfaq punën e tij si ambasadorë, do të emitohet filmi "BrendaPerBrenda" kurse për muzikë do të kujdeset bendi The 99s. 

Ftohën të gjithë të interesuarit për tu bërë ambasadorë të rinj, ti shprehin idetë dhe tu bashkohen projekteve të ardhshme. Ushqimi, pijet dhe bluzat do të jenë falas.