Këngëtari turk shokon: Unë jam baba i Adele!

24.01.17 postuar nga: DiTa

Një këngëtar turk i muzikës folk ka shokuar të gjithë me deklaratën e tij të fundit dhënë mediave turke, shkruan ‘DailySabah’.
Këngëtari në fjalë, nihet me emrin Mehmet Asar, një 52 vjeçar, i cili është nga qyteti turistik i Egjeut, Bodrum dhe pretendon se ai është babai i vërtetë i këngëtares Adele.

Në deklaratën e tij, ai ka thënë se ka pasur një romancë të shkurtër me mamanë e këngëtares Adele, Penny Adkins, gjatë kohës që kjo e fundi ka qenë për pushime në Bodrum, në Qershor të vitit 1987.

 Më tej në deklaratën e tij, këngëtari turk kishte thënë:
 “E kam dërguar Penny Adkins dhe miqtë e saj për një vizitë në gjirin e Bodrumit dhe Pamukkale, për dy javë rresht.  Aty u njoha me Penny’n, ku ajo u prezantua si infermiere dhe ne filluam ta pëlqenim njëri-tjetrin dhe patëm një aferë dyjavore. Ne e mbajtëm lidhjen edhe pasi që ajo u kthye në Londër dhe pas një muaji ajo erdhi përsëri në Bodrum edhe dy herë të tjera dhe qëndroi nga një muaj. Ne mbajtëm lidhjen edhe një kohë të gjatë vetëm me biseda telefonike, mirëpo në atë kohë ishte edhe e vështirë edhe shtrenjtë të bisedoje në telefon.”, ka thënë Asar duke publikuar edhe një foto me nënën e këngëtares Adele.

Mehmet Asar,  beson se Adele është fëmiu i tij, pasi që data e lindjes së këngëtares Adele, muaji Maj i vitit 1988, përkon me datën sa Asar ka qenë në lidhje me nënën e këngëtares dhe ai beson se talenti i Adele si këngëtare, është gjenetike dhe e trashëguar nga babai i saj turk Mehmet Asar, të cilin mund ta shihni në foton bashkangjitur këtij lajmi.