Balkan Myth Busters bashkon rininë në Hoçë të Madhe

20.01.17     postuar nga: Mina

Balkan Myth Busters organizon në Hoçë të Madhe nga 13 deri 23 mars shkëmbimin, i cili do të bashkoj rreth 30 të rinj nga Greqia, Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Gjermania dhe Kosova. Ky shkëmbim organizohet në kuadër të programit Erasmus + dhe u ofron pjesëmarrësve mundësinë për të diskutuar tema të ndryshme si dhe të mësojnë në lidhje me njëri-tjetrin, popujve dhe kulturave të ndryshme. 

Youth Exchange u jep të rinjve mundësinë për të qenë aktiv, krijues dhe kritik, të mësojnë gjëra të ndryshme nga njëri-tjetri, ta përjetojnë diversitetin etj. Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në këtë shkëmbim, ju duhet ta dërgoni kërkesën deri më 25 janar 2017 në këtë email adresë: gaia.kosovo@gmail.com ose vizitoni web faqën gaiakosovo.wordpress.com.