Bebe Rexha, pop këngëtarja më e dëgjuar në radio stacione - Video

05.01.17     postuar nga: DiTa

Ka përfunduar votimi për këngëtarët më të dëgjuar në radio stacione, i organizuar çdo vit nga monitoruesit e ‘Mediabase’.
Sipas tyre, këngëtarja Bebe Rexha është përzgjedhur pop këngëtarja më e transmetuar në 32 radio stacione më të njohura botërore për vitin që e lamë pas.
Bebe Rexha me këngën “I Got You”, është këngëtarja më e dëgjuar në 32 radio, e pasuar nga Drake me këngën “Fake Love”, i cili radhitet në pozitën e dytë, më i dëgjuari në 30 radio stacione, ndërsa në pozitën e tretë radhitet The Weeknd me këngën “I feel It coming”, i dëgjuar në 29 radio stacione.

Më posht lajmit ju sjellim këngën më të dëgjuar të 32 radio stacioneve më të njohura në botë, Bebe Rexha ‘I Got You’: