Ryan Reynolds zbulon yllin e tij në ‘Hollywood Walk Fame’ - Video

16.12.16 postuar nga: DiTa

Aktori i famshëm Ryan Reynolds, i cili para pak ditësh u nderua me çmimin “Critics 'Choice Awards’, tani ai ka forcuar përgjithmonë karrierën e tij, duke zbuluar edhe yllin e tij në bulevardin ‘Hollywood Walk of Fame’.

Ceremonia e zbulimit të yllit me emrin e tij u zhvillua të enjten (16.12.16), në prani të familjes së tij të mrekullueshme, kolegëve dhe miqve të tij.
Aktori i filmit komik ‘Deadpool’, Reynolds në fjalimin e tij të mbajtur në këtë ceremoni, foli për të arriturat e tij, mirëpo ai më së shumti falenderoi bashkëshorten e tij, njiherit dhe aktoren Blake Lively, ku ndër të tjera ai tha:
"Dua të falenderoj gruan time, Blake, e cila është këtu me ne dhe e cila është gjithçka për mua. Ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. ", tha ai.

"Ju më bëni çdo gjë më të mirë. Ju bëni çdo gjë në jetën time më të mirë. Ju më keni dhënë dy fëmijët më të pabesueshëm, që kam shpresuar ndonjëherë që ti kam.... Ti më ke bërë baba të ëndrrave të mia, kur unë mendova se kishta potencial vetëm që të jem xhaxha argëtues. "

Pas këtij fjalimi dhe zbulimit të yllit në bulevardin e të famshmëve, aktori Ryan shfrytëzoi rastin që të fotografohet bashk me familjen, gruan Blake dhe dy vajzat e tyre, 2 vjeçarja James dhe vajza tjetër e cila ka lindur në muajin Shtator, mirëpo çifti emrin e vajzës së lindur në Shtator të këtij viti, nuk e ka bërë publik për media.
Kjo ishte paraqitja e parë publike e çiftit Blake Lively dhe Ryan Reynolds, me dy vajzat e tyre, në tapetin e kuq.
Më posht lajmit mund të shihni disa foto dhe një video kur aktori Kanadez, Ryan zbulon yllin e tij të 2.596, në bulevardin ‘Hollywood Walk Fame’: