Justin Timberlake do të kompozoj për filmin e Jessica Biel

24.05.2012 18:41 postuar nga: DiTa

Këngëtari Justin Timberlake do të i bashkoj forcat me të fejuarën e tij Jessica Biel, për të komponuar një këngë për filmin e saj më të ri.

Ylli i hitit ‘Sexy Back’, do të kompozoj një këngë për projektin e fundit të aktorës në fjalë, film ky i cili titullohet ‘The Devil and the Deep Blue Sea’.

Justin i cili po ashtu ka qenë kohëve të fundit i fokusuar më shumë në karrierën e tij filmike, do të lansoj këtë këngë pas tre vitesh pauzë nga kariera e tij muzikore.

Prodhimi apo xhirimet për këtë film do të fillojnë më vonë gjatë këtij viti, ndërsa në të do të bëhet fjalë për një person i cili e humb gruan e tij dhe vazhdon jetën i pikëlluar, rol ky të cilin do ta luaj aktori Jeffrey Dean Morgan, ndërsa bashkëshortja e tij e cila vdes është aktorja Jessica Biel.

Vlen të përmendim se Jessica dhe Justin pas shumë telasheve në lidhjen e  tyre, ata dhjetorin e kaluar ndaluan thashethëmet në media dhe u fejuan, ndërsa tani burime të afërta me çiftin tregojnë se ata janë duke planifikuar edhe martesë dhe se shumë shpejt do të paraqiten edhe para alltarit.