TV seriali “Dr House”, dy ditë më parë ka përfunduar me epizodin e fundit të transmetuar, kurse doktori i mrekullueshem Gregory House të cilin e luan Hugh Laurie, edhe njëherë ka arritur ta befasoj publikun. Gjysmën e epizodit House e kalon në një strehimore të djegur, duke biseduar me njerëz të vdekur dhe të gjallë lidhur me gabimet që i ka bërë në karrieren e tij. Pasi që e përmend titullin e epizodit të fundit "Everybody Dies", ai vdes. Pasi që është larguar nga ky vend trupi i tij, është konfirmuar identiteti dhe është shpallur vdekja e tij. Në funeral kanë ardhur të gjithë përveç ish shefes së tij dhe te dashurës së tij, ndërsa kur Willson kishte filluar ta mbaj fjalimin, në celular i ka arritur një sms në të cilin shkruante: “Mbylle gojën, ore idiot”.
Pas funeralit, Willson e takon House në shkallët e ndërtesës së tij, dhe House i spjegon si e ka aktruar dhe sajuar vdekjen e tij. Por, ai po ashtu thotë se të gjithë mund ta konsiderojnë si të vdekur, pasi që i kanë mbetur vetëm pesë ditë jete, pasi që vuan nga kanceri. Në fund të serialit, që të dy, me biqikletat e tyre largohen duke e dëgjuar këngën "Enjoy Yourself, It’s Later Than You Think", shkruan "New York Daily".