Qan Usher…

23.05.2012 10:58 postuar nga: Mimoza

 

Usher, ka qarë në një gjykatë në Atlanta, pasi avokati i ish-gruas së tij e kishte akuzuar se është baba i keq dhe më shumë mendon si të argëtohet sesa të kujdeset për fëmijët.

Usher po përballet në gjykatë me Tameka Foster në lidhje me kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre.

Avokati i palës kundërshtare kishte nxjerrë në gjykatë disa fotografi ku shihej Usher nëpër ndeja ‘të çmendura’ në Evropë, për të dëshmuar se këngëtari është një baba i papërgjegjshëm.

 

Ekipi i avokatëve të ish gruas së tij e ka akuzuar atë , gjithashtu, edhe për përdorim të drogës, madje ata kanë thënë se këngëtari amerikan drogohet edhe para fëmijëve.
Natyrisht Usher i ka mohuar të gjitha akuzuat.