Loja Super Bowl, në SHBA është shumë e shikuar, e nëse ke mundësi të merr pjesë me ndonjë performancë, gjatë kohës kur lojtarët pushojnë (në mes të dy pjesëve) është një nder shumë i veçantë. Steve Martin, komedian, shkrimtar, skenarist, producent dhe muzikant - ka shprehur interes të zhvillojë një “Show” në mes te dy pjesëve të Super Bowl-it. Martin (66 vjeç), në Twitter, ka shkruar se është në pritje dhe mendon të merr pjesë me këngët e tij “Banjo”.
Ai ka thënë se ende është në përgatitje të skenarit që të arrijë t’i bëjë gjithë tifozët për vete. Martin, ka shtuar edhe pak humor në statusin e tij duke shtuar se: "Nëse marr pjesë në Super Bowl duhet të respektohet një rregull: “Nuk keni të drejtë të bëni foto”.