Angelina Jolie është shtatzënë

19.01.2012 12:17 postuar nga: Merita

Sipas revistës amerikane "OK!",  Angelina Jolie dhe Brad Pitt pas gjashtë muajve do t’i kenë shtatë fëmijë. "Angelina është tre muaj shtatzënë," ka thënë një burim për revistën e lartpërmendur e po ashtu edhe miqtë e afërt të saj e kanë konfirmuar një gjë të tillë. Ata kanë shtuar se Angelina  është shumë e gëzuar, por gjatë mëngjeseve ajo ka filluar të ketë mundime (që është normale për nëna shtatzëna).  

Aktualisht Angelina dhe Bitt kanë gjashtë fëmijë: Maddox, Pax dhe Zahara janë të adoptuar, kurse Shiloh dhe binjakët Vivienne dhe Knox janë fëmijët e tyre biologjikë. Në dhjetor, të vitit të kaluar, 36-vjeçja, ka thënë për revistën "Marie Claire", se për momentin nuk ka planifikuar të ketë fëmijë, por ndoshta do jetë prapë shtatzënë.” Dhe si duket dëshira është plotësuar.