< Prev 1 2 3197 198 199 Next >

Vdiq Ray Manzarek, themeluesi i bendit The Doors

22.05.2013 09:58 postuar nga: Mina

Ray Manzarek, themeluesi dhe autori i disa prej hiteve më të mëdha të bendit The Doors, ka vdekur në moshën 74 vjeçe. Manzarek ka ndërruar jetë në spitalin RoMed në Gjermani në praninë e pjestarëve të familjes, kurse shkas i vdekjes ishte kanceri në mushkëri. Lajmin për vdekjën e tij, e kanë kumtuar anëtarët e bendit. Ray njihet për punë e tij në bendin The Doors, të cilën e ka themeluar me Jim Morrison në vitin 1965. Bendi në fjalë ishte njëri nga bendet më kontroverze të viteve 60-ta, kanë shitur më shumë se 100 milion albume në mbarë botën. 



Wayne Rooney sërish baba

22.05.2013 09:01 postuar nga: Mina

Futbolleri i ekipit të famshëm Manchester United, Wayne Rooney, për herë të dytë është bërë baba. Wayne dhe bashkëshortja e tij Coleen, lajmin e gëzuar e kanë kumtuar përmes internetit. Djali i tyre i dytë, Klay Anthony Rooney, ka lindur dje në mengjes. Pas publikimit të lajmit në Tëitter, çifti ka marr shumë urime. Djali i paë i tyre ka lindur në nëntor 2009. Wayne poashtu ka bërë të ditur se djali dhe gruaja e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po ndihen për mrekulli.



Will Smith do ti rikthehet muzikës

21.05.2013 18:10 postuar nga: DiTa

Aktori dhe njiherit këngëtari i famshëm Will Smith, pas suksesit të njëpasnjëshëm në filma, ka vendosur që përsëri ti kthehet muzikës.
Smith ka konfirmuar lajmin se së fundi është duke bashkëpunuar me këngëtarin Kanye West, për të sjell këngë të re.
Këtë lajm Will e ka konfirmuar për agjensionin ‘HipHollywood’, ku tregoi se kohëve të fundit, ka qenë i zënë në studio me Kanye West dhe ndihet i inspiruar nga ai.
Smith albumin e tij të fundit e lansoi në vitin 2005 me emrin ‘Lost and Found', ndërsa hiti i cili doli nga ky album ishte kënga me emrin 'Switch'.

Aktori Will Smith së fundi është duke promovuar filmin e tij të fundit “After Earth”, i cili në kinematë Amerikane do të filloj të shfaqet më datën 31 Maj, ndërsa në Evropë pritet të vijë më datën 7 Korrik 2013.

Në vijim mund të shihni trejllerin e filmit të fundit të Will Smith, “After Earth”:

më shumë...



Matthew McConaughe lanson linjën e veshjes ‘JKL’

21.05.2013 18:07 postuar nga: DiTa

Aktori, filantropisti (bamirësi) dhe babau i tre fëmijëve, Matthew McConaughey ka edhe një titull tjetër që do ti shtohet para emrit të tij, dizajner mode.
Aktori së fundi ka bashkëpunuar me markën Kanadeze  ‘Grand National Apparel’, për të lansuar linjën e tij të veshjes për meshkuj, të cilën e ka emërtuar me inicialet ‘JKL’.
Matthew ka treguar se do të përdor pëlhura teknikisht-të avancuara, detaje orientale, veshmbathje relaksuese, për ti bartur gjatë ditës dhe në mbrëmje.

Kjo linjë sipas aktorit është krijuar edhe për arsye bamirësie, pasi që një pjesë e shitjeve do ti dhurohet organizatës ‘Livin Foundation’, një organizatë jo-fitimprurëse që aplikon programe pas shkollore, përkujdesje trupore dhe palestër për shkollat ​​e mesme.

më shumë...



Eneida Tarifa bëhet nënë...

21.05.2013 18:05 postuar nga: DiTa

Këngëtarja e famshme EneidaTarifa është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka sjellur në jetë një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Aria.

Enedia së fundi ka qenë mjaft e angazhuar në emisionin ‘Portokalli’, në Top-Channel, ndërsa ajo edhe pse në muajt e fundit të shtatëzanisë, është parë duke udhëhequr emisionin, deri pak ditë para lindjes.

Në faqën zyrtare të këngëtarës është postuar edhe një foto, ku shihet ardhja në jetë e Arias si dhe gjendja e mirë shëndetësore e të dyjave.

Në rrjetin social në ‘Facebook’ në një foto të bërë me ‘Instagram’ thuhet: “Aria sapo erdhi në jetë! Është një thesar.”



Adele e kënaqur me pamjen e saj

21.05.2013 15:52 postuar nga: Mina

Këngëtarja me zërin e mrekullueshëm, Adele, është komentuar shpesh herë për pamjen e saj të jashtme dhe më së shumti komentet kanë qenë negative për shkak të peshës së saj. Megjithatë, këngëtarja nuk i merr aspak në konsideratë këto komente pasi i pëlqen vetja ashtu siç është. Gjatë një interviste ajo është shprehur se nuk ka arsye pse të humbë kilogramë pasi për të kjo nuk përbën asnjë problem. Ajo tha se mund të nisë ndonjë dietë vetëm nëse pesha e saj do të ndikojë në jetën seksuale.“Kur kam lexuar për herë të parë komente rreth peshës sime mendova se do të prekem, por në fakt nuk kanë ndikuar dhe nuk do të ndikojnë asnjëherë tek unë. Mjafton që unë të ndihem mirë me trupin që kam”-është shprehur Adele.



Madonna sërish provokative

21.05.2013 15:44 postuar nga: Mina

Në kohët e fundit, nuk ka ndodhur që në ndonjë ceremoni Madonna të mos bie në sy. Këtë gjë ajo po e bën qëllimisht për ta tërhjek vëmendjen e opinionit. Madonna  me veshje provockative, po mundohet t’ju kaloj kolegeve të reja. Kështu ka ndodhur edhe në ndarjën e çmimeve Billboard ku mbretëresha e muzikës pop është paraqitur tejet provokative dhe pothuajse e zhveshur. Kombinimin e njejtë ajo kishte pasur edhe në ngjarjet e kaluara. Madonna me këtë veshje, ka treguar që nuk e ka aspak problem të vishet në këtë mënyrë edhe pse është 55 vjeçare.



Vdiq Ray Manzarek (The Doors)

21.05.2013 14:32 postuar nga: Ella

http://positivegoldfm.com/Articles/4/14516/Images/250x18714516ray-manzarek-650-430.jpgRay Manzarek, producenti dhe një ndër themeluesit e bendit The Doors, ka vdekur në qytetin gjerman, Rosenheim, nga një sëmundje e rëndë. Manzarek do të mbetet në kujtime si njeriu, i cili me Jim Morrison-in themeloi bendin The Doors në vitin 1965 - mjaft të njohur me këngët e tyre si: Light My Fire, Hello, I Love You dhe Break On Through. Përkrah punës në Doors, Manzarek ka bashkëpunuar me kolegë të shumtë, në mesin e të cilëve janë edhe: Iggy Pop, bendi Echo and the Bunnymen dhe X. Është autor i librit Light My Fire: My Life With The Doors, i cili është publikuar në vitin 1998 dhe është bërë bestseller.   

më shumë...



Beyonce lanson këngën e re – Grown Woman

21.05.2013 14:23 postuar nga: Ella

http://positivegoldfm.com/Articles/4/13513/Images/250x18713513beyonce_girls_run_the_world.jpgKënga e re e Beyonce, Grown Woman, është prezantuar dje në internet.
Këngën e ka shkruar The Dream, producent është Timbeland, e për shkak të ritmit të baterive, shumë do ta krahasojnë me Single Ladies.
Deri më tani një copëz të këngës keni pasur mundësi ta dëgjoni në reklamat për Pepsin, ndërsa këngën në tërësi mund ta dëgjoni këtu.    


 



Manic Street Preachers incizojnë dy albume të reja?

20.05.2013 11:58 postuar nga: Ella

http://positivegoldfm.com/Articles/4/12516/Images/250x18712516manic_street_preachers.jpgManic Street Preachers pretendohet se po punojnë madje në dy albume të reja. Frontmeni i bendit, James Dean Bradfiled, ka deklaruar kështu të enjten e kaluar para gazetarëve të mbledhur me rastin e ndarjes së çmimeve Ivor Novello në Londër, duke shtuar se një nga albumet do të jetë pothuajse krejtësisht akustik. Për Daily Star, Bradfiled ka thënë: “Pothuajse kemi përfunduar albumin e parë, akustik. Vetëm njëra këngë në atë album ka kitarë elektrike, por sigurisht se nuk tingëllon sikur daulle bongo rreth zjarrit në kampe... Ai album akustik ka varg soul, i cili na kujton Rolling Stones. Singli i parë është shumë pozitiv, por ka edhe momente më të errëta.” Bradfield ka thënë se në albumin akustik mysafir do të jetë Richard Hawley, ndërsa rreth albumit të dytë ka thënë se do të jetë ‘më agresiv dhe më shumë eksperimental’. 



< Prev 1 2 3197 198 199 Next >