Nesër (30.08.19), me fillim nga ora 20:00, në ambientin e ‘N`aris Lounge Bar’ (afër sheshit të qytetit të Obiliqit) do të shfaqet filmi “The Day After Tomorrow”. Këtë ngjarje po e sjell organizata joqeveritare ‘Keep It Green’ dhe vjen në kuadër të ‘Green Art Fest`19’.
“The Day After Tomorrow”, është film nga regjisori Roland Emmerich, fitues i ‘BAFTA Awards dhe ‘Environmental Media Awards’.
Filmi ka kohëzgjatje prej 120 minutash dhe sjell dilemën se ç’do të bënim po të ishim në pragun e një Epoke të re Akullnajave? Kjo është pyetja që nuk e lë të qetë dhe klimatologun Jack Hall.
Hetimet e Hall tregojnë se nxehtësia globale mund të shkaktojë një rënie të menjëhershme dhe shumë shkatërruese të temperaturës së planetit tonë.
“The Day After Tomorrow” do të shfaqet në gjuhën angleze me titra në gjuhën shqipe ndërsa pas shfaqjes së filmit do të pasojë edhe një diskutim.