Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të organizoj konferencë ndërkombëtare për mjekësi emergjente sportive. Kjo do të jetë hera e dytë që komisioni për mjekësi sportive i KOK-ut, organizon konferencën për mjekësi emergjente sportive si dhe kursin e ndihmës së parë, ku pjesëmarrësit do të trajnohen në temat: përcaktimi i shkallës së emergjencës së sportistëve, traumatologjia sportive, lëndimet ortopedike emergjente, sulmet emergjente kardiake të sportistëve dhe për sfidat psikologjike të sportistëve. Në konferencë do të ligjërojnë mjekët ndërkombëtarë të njohur nga Austria, Bullgaria, Sllovenia, Shqipëria, Turqia si dhe ata vendor.
Konferenca në fjalë do të mbahet me 3 maj (e premte), në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë dhe fillon në ora 09:00.