Që nga nesër, 7 qershor, qytetarët do të kenë në dispozicion një platformë online, që do të shërbej për ti njoftuar ata, për të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me drejtësinë në vend. Këtë platformë online “E Drejta Jem”, e ka nisur organizata jo-qeveritare Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS), për të bërë informimin e qytetarëve në lidhje me institucionet e drejtësisë në vend, do të shërbej si një urë lidhëse në mes qytetarëve dhe institucioneve të drejtësisë dhe do të jetë e qasshme. Kjo faqe online do të përditësoj vazhdimisht të dhënat dhe informacionet rreth të drejtave të njeriut, të drejtat ligjore dhe transparencën e sistemit të drejtësisë. Për të mësuar më shumë rreth kësaj platforme, Radio KFOR-i kontaktoi asistenten e programit ‘YIHR KS’, Blendë Pira:
“Platforma mundëson krijimin e një hapësire të sigurtë për qytetarët për raportimin online të problemeve dhe rasteve të shkeljeve të të drejtave të tyre. Ndër të tjera, platforma do të ndikoj edhe në nxitjen e kulturës së ankimimit në mesin e qytetarëve, e veçanërisht të rinjve dhe në ngritjen e transparencës dhe vetëdijës publike për raportimin e shkeljeve dhe parregullsive të tjera”, tha Pira.
Znj Pra shoti gjithashtu se, platforma “E Drejta Jem” është zhvilluar në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” dhe mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe implementohet nga organizata Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë (YIHR KS).
Lansimi i kësaj platforme online do të bëhet nesër më 7 qershor, prej orës 10:00, në hotel Sirius në Prishtinë. Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut është organizatë humanitare dhe e pavarur që ka për mision promovimin e të drejtave universale të njeriut në mesin e qytetarëve të Europës Jug-Lindore.