Klubi Alpin Podguri është nikoqire e ‘Kampionatit të Kosovës në Lojën me Kapuça’, e organizuar nën patronatin e Federatës së Lojërave dhe Sporteve Tradicionale të Kosovës (FLSTK), e cila mbahet në fshatin Kaliqan të Istogut, në odën e Osmanajve, ditën e shtunë (01 shkurt), nga ora 16:00. Përgjatë zhvillimit të kësaj loje tradicionale, do të ketë muzikë tradicionale, vallëzim tradicional, me tupanë e surle si dhe do të shtrohet darka me ushqime tradicionale për pjesëmarrësit dhe mysafirët.
Kriteret për pjesëmarrje në Lojën me Kapuça janë këto: ekipi mund të ketë 3 lojtarë +1 rezervë; lojtarët nuk mund të ndërrohen në mes të ekipeve; meqë është hera e parë nga secila komunë e Kosovës mund të paraqiten 1 deri në 3 ekipe; shorti do të bëhet publikisht para fillimit të lojës, ndërsa të drejtën e paraqitjes e kanë të gjithë qytetarët nga mosha 18 vjeç e tutje dhe që e njohin këtë lojë dhe pas përfundimit të lojës do të këndohet me këngë tallëse me fjalë të zgjedhura.
Afati i fundit për rezervimin e ekipeve është sot (31 janar), deri në ora 16:00. Rezervimet mund t’i bëni përmes numrit të telefonit : +38344224477 (+ Viber ) , ose përmes adresës elektronike: E-Mail: klubialpinpodguri@gmail.com