Të premten (19.11.21), nga ora 18:00, të gjithë artdashësit do të kenë mundësi të kënaqen nën tingujt e kitarës, në kuadër të festivalit ‘Vihuela Guitar Fest’.
Për të mësuar më shumë rreth këtij festivali, Radio KFOR-i morri një prononcim nga Menaxheri i ‘Vihuela Guitar Fest’, z. Ehad Dula, i cili tregoi: “Në edicionin e IX-të me radhë, të Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës ‘Vihuela Guitar Fest’, i cili fillon nesër, do të marrin pjesë edhe kitaristë nga Shqipëria, “Tirana Guitar Quartet” me kitaristët: Arbër Çerri, Aleksandros Braho, Ygerso Bahja dhe Erlind Hoxha. Festivali organizohet në kuadër të Shkollës së Muzikës ‘VIHUELA’, në Prishtinë, e cila këtë vit po shënon 20 vjetorin e themelimit të saj. Gjatë koncertit do të respektohen masat kundër COVID-19, të dala nga IKShPK-ës, pra do të ketë publik të limituar.”
Sipas z. Dula, Festivali i Kitarës përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare, duke filluar nga ora 18:00, ndërsa për bileta apo për detaje shtesë rreth këtij koncerti, të interesuarit mund të kontaktojnë numrat: 044 230 279 dhe 049 204 232.