Në qytetin e bukur të Prizrenit edhe këtë vit është organizuar festivali tradicional ‘Zambaku i Prizrenit’, që fillon me 29 qershor në kino ‘Lumbardhi’, duke filluar nga ora 21:00.
Në këtë edicion jubilar do të marrin pjesë artistë të shumtë si: Besnik Nurkollari, Besiana Mehmedi, Shkodran Tolaj, Rovena Dilo dhe artistë të tjerë. Ky edicion realizohet nga Këshilli Organizativ i festivalit nën patronatin e Kuvendit Komunal të Prizrenit dhe synon t’a ngris kualitetin artistik të munguar kohëve të fundit. Organizatorët kanë njoftuar se për detaje të reja mund të informoheni në faqen zyrtare të festivalit në facebook: zambakuiprizrenit.