Nëse jeni të entuziazmuar për të ndihmuar lagjet, të bëni ndryshime në komunitet, të jeni pjesë e aktiviteteve kreative dhe interesante, atëherë Organizata Jo-Qeveritare Toka, është vendi i duhur për të aplikuar dhe për tu bërë pjesë Klubeve të Super-Vullnetarëve! Për tre vite me radhë, Toka po vazhdon të implementojë programin e Vullnetarizmit Edukativ në Kosovë.
Në lidhje me këto projekte, për Radio KFOR-in foli edhe Projekt-Koordinatorja në organizatën World Vision Kosovo, Ardiana Lahu e cila na dha detaje tjera rreth këtij aksioni: “Angazhimi i Super-Vullnetarëve nga qytete të ndryshme të Kosovës, do të jetë përmes takimeve javore me Klubin, ku përmes aktiviteteve të ndryshme, diskutimeve dhe projekteve vullnetare ata do të jenë qytetarë aktiv të vendit ku jetojnë. Projektet e secilit Klub në qytete të ndryshme të Kosovës, kanë për qëllim që përmes iniciativës rinore vullnetare të sjellin të mira për komunitetin në përgjithësi.”
Për tu bërë pjesë e Vullnetarizmit Edukativ në Kosovë, të rinj të moshave nga 12 deri në 17 vjeç, mund të aplikojnë për Super-Vullnetar/e, në komunat e Ferizajt, Gjakovës, Gjilanit, Istogut, Lipjanit, Mitrovicës, Prishtinës, Skenderajt dhe Vushtrrisë.
Nëse i përmbush këto kritere dhe idetë e tua ke dëshirë me i nda me të tjerët, atëherë APLIKO KËTU! Aplikimi është i hapur deri më 04.11.2020, ora 17:00. Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut EIDHR.