Mbështetur nga Culture for Change, financuar dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, sot (26.02.19), në ora 16:30, në Termokiss do të diskutohet për rëndësinë e iniciativave me bazë në komunitet dhe fuqinë që e kanë në ngritjen e nivelit ekonomik në vend.
Ajete Kërçeli, e diplomuar në Universitetin e Sheffield-it, njohëse e çështjeve gjinore me një përvojë të gjatë me iniciativat me bazë në komunitet, do të theksoj mundësitë dhe format se si të rrisim impaktin ekonomik përmes këtyre iniciativave.
Pas punëtorisë do të diskutohet për ndikimin në nivel më të lartë që këto iniciativa mund të kenë, për të mirën e përbashkët.