Edhe këtë të diel, në transmetimin e radhës së Rave Live Session, i cili mundësohet nga Win Music Freedom, ju presin performanca fantastike dhe argëtuese nga DJ të njohur.
Me një performancë unike dhe shumë të kërkuar nga publiku, këtë të diel në Radio KFOR do t’ju argëtojnë dy DJ, të njohur me emrin artistik DJ Ägain.
DJ Ägain, njihen për muzikën e tyre të përbërë nga elemente të technos hipnotike dhe ju japin publikut të tyre dhe dëgjuesve, një përvojë intensive pranë abstraktes. Me një tingull të rafinuar, duke ndërtuar atmosferë të thellë dhe energjike, ata ofrojnë një përvojë vërtetë unike për të arritur hapësira të brendshme dhe për të humbur në moment.
Këtë të diel, me datën 25 prill, Radio KFOR-i ju fton që të bëheni gati për energji terapeutike e cila do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në shpirtin tuaj.
Performancën e dy DJ-ve, të njohur në skenë si DJ Ägain, do të keni mundësi ta shijoni nga ora 21:00, përmes faqes zyrtare në facebook të RAVE TRAVEL, Win Music Freedom dhe në Radio KFOR.