Vajza vetëm 11 muajsh, me iniciale, E.O, e lindur në vitin 2018, nuk ka pasur nevojë të dërgohet për referim jashtë institucioneve publike shëndetësore, pasi që mjekët nga Klinika Universitare e Kosovës e mundësuan operimin e saj në Klinikë, pas ardhjes së aparaturës së re mjekësore, që kushton 350.000 mijë euro.
Padyshim, që emocionet ishin të mëdha, si për familjarët e vajzës poashtu edhe për mjekët që realizuan operacionin, në krye me drejtorin e Klinikës së Syve, Dr. Adem Miftari, i cili për Radio KFOR-in, i ndau këto emocione dhe poashtu pati edhe një porosi:
“Emocionet e mjekëve dhe stafit të Klinikës së Syve janë të plota në kuptimin më pozitiv të fjalës. Porosia ime për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë dhe regjion është që të kenë besim se këtu ka profesionist të përkushtuar dhe të llogarisin se kjo Klinikë në të ardhmen e afërt do të jetë qendër referente për diagnostikim dhe trajtim të patologjive të syve”, nënvizoi Dr. Miftari.
Klinika e Syve tashmë ka staf të përgatitur dhe aparatura për kryerjen operacioneve të tilla dhe pacientët nuk do të ketë nevojë të referohen për trajtim jashtë QKUK-së.