Qyteti i Prizrenit është pasuruar me tituj të fundit të letërsisë vendore dhe asaj botërore, përmes organizimit të ‘Panirit të Librit Prizreni 2019’. Në qendër të qytetit të Prizrenit, afër shadërvanit ‘Panairi i Librit’, do të mirëpres lexuesit deri me datën 21 korrik të këtij viti, nga ora 09:00 deri në orën 20:00.
Botimet ‘Akropoli i Ri’, do të sjellin tituj të rinj që përfshijnë libra të botuar për herë të parë dhe përkthime të shumta nga gjuha angleze, në gjuhën shqipe. Disa nga veprat e reja të përkthyera këtë vit do të jenë: ‘Traktat mbi Dinjitetin Njerëzor’, ‘Templarët’, ‘Mbi magjinë’, ‘Parimet e Filozofisë’ dhe Volumi i 6-të i Revistës ‘Filozofikja’.