Edicioni i 9-të i festivalit të instrumenteve frymore ‘Flute Sound’ do të fillojë me koncertin e parë që do të mbahet me 13 Janar të këtij viti për të vazhduar me koncertet që do të mbahen gjatë tërë vitit në kuadër të këtij festivali.
Ky festival do të sjellë risi dhe supriza të shumta për publikun këtë vit. Këtë fakt e zbuloi kompozitori pianisti dhe koordinatori i këtij koncerti Liburt Jupolli, në një intervistë për Radio KFOR-in ku shtoi:
“Festivali ‘Flute Sounds’ është festival që mbahet çdo dy vjet karakterizohet me instrumente frymore me fokus në flautë. Koncerti me 13 Janar të këtij viti fillon në ‘Sallën e Kuqe’ me ‘Filharmoninë e Kosovës’ dhe flautistin e njohur turk Bulent Evcil dhe dirigjenten Natalie Marin. Në këtë program do të ketë po ashtu laramani, do të ketë studentë të vendit që do të kenë recital po ashtu mysafir nga Çekia dhe pjesëmarrës të tjerë” tregoi Liburni.
Festivalin e veçon idea e ritualit ku për çdo muaj gjatë tërë vitit do të mbahen koncerte prandaj është bërë një ndryshim në strukturën e festivalit krahasuar me vitet e kaluara.