Në kuadër të Muajit të Filantropisë ‘Forumi për Iniciativa Qytetare’ (FIQ), ka organizuar ‘Forumin Filantropik të Grave’ që do të mbahet sot (13.12.19), duke filluar nga ora 10:30 në ‘Bibliotekën Kombëtare të Kosovës’. Ky forum do të përfshijë përfaqësues nga sektori publik dhe shoqëria civile me qëllim të fuqizojë pozitën e grave në shoqëri dhe përfshirjen e tyre në procese vendimmarrëse.
Forumi i këtij viti do të fokusoj investimet sociale, dhurimin filantropik dhe nismën për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë.
Po ashtu pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen edhe me filantropet gra nga Kosova të cilat janë të përfshira në ngjarje të ndryshme humanitare.