“Sfidat dhe zidhjet e autizimit” është motoja e Konferencës së parë Ndërkombëtare për Autizëm, e cila mbahet për tre ditë me radhë, më 15, 16 dhe 17 nëntor, nën organizimin e Kolegjit Heimerer.
Qëllimi kryesorë i konferencës është që të rris vetëdijen mbi Autizmin në Kosovës. Por, për të ditur më shumë rreth këtij programi, Radio KFOR-i kontaktoi koordinatoren e konferencës, Ardita Zejnullahun:
“Konferenca mbahet tre ditë me radhë, ku në këtë konferencë do të ligjërojnë 6 ekspertë, pesë prej të cilëve janë ndërkombëtarë. Në ditën e parë është ceremonia e hapjes, ku do të organizohet një koncert në të cilin do të performojnë personat me autizëm, kurse ditën e dytë me datën 16-të, fillon konferenca që ka të bëjë me qasjen mjekësore ku do të ligjërojnë tre ekspertë, të cilët janë nga Turqia, Holanda dhe nga Skocia. Dita e dytë ka të bëjë me terapinë sporti dhe autizmi, d.m.th. rëndësia e marrjes me aktivitete sportive për personat e prekur me autizëm e kryesisht fëmijët.”