Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë do të prezantojë ekspozitën “Vende Arti nga Projekti i Arkivit të Artit të Singaporit” të artistit nga Singapori Koh Nguang How.
Kjo ekspozitë do të mbahet në “Klubin e Boksit” në Prishtinë, ndërsa do të jetë e hapur nga e marta deri të premten nga ora 16:00 deri në orën 18:00.
Projekti i Arkivit të Artit të Singaporit (SAAP) është një punë specifike, e konceptuar për herë të parë në 1999, në shtëpinë e artistit Koh Nguang Ho, ndërsa emërtimin e mori në 2005.
Ky projekt merret me mungesën e një arkivi të duhur arti në Singapor. SAAP gjithashtu u shërbeu nevojave të njerëzve që kërkojnë materiale referuese kur nuk janë në turne ose ekspozita.
Koleksioni për Projektin e Arkivit të Artit në Singapor filloi me prerje të gazetave (anglisht dhe kinezisht) kur artisti Koh ishte student ri në kolegj dhe i kërkohej për qëllime studimi. Edhe sot, ai vazhdon të mbledhë, dokumentojë dhe arkivojë zhvillimet deri në ditët e sotme.
Koh Nguang How ka lindur në Singapor, me 1963, ndërsa praktika e tij artistike ka filluar më 1988 ku përfshihet fotografia, kolazhi, instalacioni, përformanca, dokumentimi, arkivimi dhe kurimi.
“Vende Arti nga Projekti i Arkivit të Arteve në Singapor” me Koh Nguang How është pjesë e Programit Publik të Shkollës Verore si Shkollë 2019, mbështetur nga Këshilli Kombëtar i Arteve në Singapor.