Organizata PEN fton të gjithë për të festuar ‘Ditën e Babait’, që do të mbahet të martën, më 18 qershor të Sheshin Zahir Pajaziti. Peer Educators Network (PEN) organizon një ngjarje të veçantë në kryeqytet dhe fton të gjithë baballarët që të vijnë me familjet e tyre për të festuar ‘Ditën e Babait’. Në këtë ngjarje janë paraparë lojëra argëtuese dhe kuize dhe do të ketë edhe dhurata për fituesit, mirëpo më rëndësishmja është që familjet të kalojnë kohë të mirë me fëmijët e tyre.
Ky organizim realizohet në kuadër të projektit “Përfshirja e Burrave dhe Grave në Barazi Gjinore” i cili zbatohet nga PEN, ndërsa mbështetet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara UNFPA Kosovo, Zyra në Kosovë.
‘Dita e Babait’ është një festë që nderon baballarët dhe feston atësinë, lidhjet atërore dhe ndikimin e baballarëve në shoqëri.