Nga sot (21.01.20), të verbërit do të kenë mundësi që vet të mësojnë më shumë për trashëgiminë kulturore të Prizrenit, përmes librit “Qyteti në miniaturë”, punuar nga Fitore dhe Nëntore Rexhepi.
“Qyteti në miniaturë”, ju dedikohet personave të verbër dhe atyre me dëmtime në shikim, të cilët deri më tani kanë krijuar një imazh për objektet e trashëgimisë tonë, vetëm përmes ngjarjeve dhe përshkrimit nga të tjerët, mirëpo nga sot përmes librit në alfabetin braille, ky komunitet do të ketë mundësi të mësojnë më shumë për trashëgiminë kulturore të Prizrenit. Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova do të organizoj prezantimin e librit “Qyteti në Miniaturë”, në shkollën speciale për të verbër në Pejë, prej orës 14:00.