Sonte (19 shtator), në Muzeun Etnografik në Gjakovë do të shfaqet filmi “Winter on Fire”.
Sipas organizatorëve, ky film, i cili do të shfaqet nga ora 20:00, është një prej filmave më special të këtij edicioni, pasi ka qenë i nominuar edhe për Oscar.
Filmi ka të bëjë me një grup studentësh në Ukrainë, të cilën përçojnë shembullin e fuqisë njerëzore të bashkuar për ndryshim.
Filmi do të shfaqet në kuadër të projektit “Trashëgimia Kulturore: Promovimi përmes Artit”, i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i zbatuar nga IKS, Lens dhe FES.
Organizatorët kanë bërë të ditur se bashkëpunëtorë në këtë ngjarje janë edhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjakovë dhe Muzeu Etnografik i Gjakovës.