Nesër (9 tetor), në Mitrovicë, duke filluar nga ora 20:00 do të shfaqet filmi “”Wings of Desire/Der Himmel über Berlin”.
Filmi do të shfaqet në një event të organizuar nga Organizata “7 Arte”, në bashkëpunim me “Goethe-Zentrum” në Prishtinë dhe e miratuar nga Fondacioni “Wim Wenders”.
Filmi do të shfaqet në gjuhën origjinale, me titra në gjuhën shqipe dhe atë angleze.
Organizatorët kanë njoftuar se hyrja në këtë event është falas për të gjithë pjesëmarrësit e interesuar.
Filmi “Wings of Desire” është një nga filmat kult dhe më të vlerësuar të regjisorit gjerman me famë botërore, Wim Wenders.