Sonte, në ora 19:00, në ambientin e Organizatës Joqeveritare “7Arte” do të mbahet edicioni i 12-të i BarCamp Mitrovica, ku do të diskutohet rreth sfidave dhe mundësive të të qenurit ndërmarrës në Kosovë.
Më shumë rreth përmbajtjes së kësaj ngjarjeje, na tregon koordinatori, Rinor Kurshumliu:
“Në këtë edicion do të bëjmë fjalë për sfidat që kanë ndërmarrësit në Kosovë, njësoj sikur do të flasim për mundësitë adekuate për të qenë një ndërmarrës i suksesshëm, të cilat ndërlidhen me nismat kreative të të rinjve, të cilët kanë arritur të sjellin risi dhe shpresë për gjeneratat e reja”, theksoi për Radio KFOR-in, Z. Rinori.
Në këtë edicion do të jenë dy folës: Themeluesja dhe njëherit Drejtoresha në Astronomy Outreach of Kosovo, Pranvera Hyseni si dhe Ligjërues në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Mitrovicës, Besart Hajrizi.