Në kuadër të natës të filmit dhe dhurimit të librave, nesër (21.06.19), në qytetin e Ferizajt, ‘Sbunker’ do të sjell filmin “School Time for Miss Roma”, me regji të Vesna Cudic.
Filmi në fjalë ndjek rrugën e tri vajzave rome të cilat përpiqen të përfundojnë shkollën e mesme dhe të bëhen anëtaret e para të familjeve të tyre për të fituar një diplomë, por në këtë film shtjellohen edhe dëshirat e tjera të vajzave rome.
“School Time for Miss Roma”, do të shfaqet nesër në ora 20:00, në qendrën e re kulturore “Komiteti”, për të vazhduar pastaj me dhurimin e disa librave si dhe diskutimit të tematikës së filmit.