Në fshatin multietnik Kmetoc, në komunën e Gjilanit, dje (28.09.18) është hapur tregu i gjelbër, ndërtimi i të cilit filloi në Mars të këtij viti. Zona e cila deri më tani kishte shërbyer si treg për shitjen e produkteve bujqësore, pranë rrugës kryesore, ishte e pasigurt për shitësit dhe po ashtu edhe për blerësit.
Zyrtari për informim në Komunën e Gjilanit, Ibrahim Ademi, për Radio KFOR-in tha se realizimi i këtij projekti kontribuon në të mirë të fqinjësisë së mirë që tradicionalisht e ka pasur Kmetoci:
“Ky është shembulli më i mirë i kultivimit të bashkëjetesës dhe i respektimit të deversitetit siç është shembull edhe Komuna e Gjilanit në përgjithësi në nivel të Kosovës, sa i përket diversitetit etnik, fetar, kulturor etj. Ky projekt është një model për komunat tjera sa i përket bashkëjetesës dhe tolerancës mes vete.”
Tregu i gjelbër në Kmetoc u hap nga ambasadori britanik në Kosovë, Rory O ‘Connell, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic.