Më 17, 18 dhe 19 shtator, Kino “ARMATA” do të shfaqë tre filma nga seria “Migration” që trajton temën e migrimit.
Filmat e kësaj serie do të shfaqen në kuadër të bashkëpunimit të radhës të Kino “Armata” me Aleancën Franceze në Kosovë, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe “IF Cinema”.
Sipas organizatorëve, filmat që do të shfaqen para publikut në Prishtinë do të pasqyrojnë disa prej punëve më të rëndësishme dhe relevante të autorëve francez.
Të martën (17 shtator), nga ora 20:00, do të shfaqet filmi “Barcelone ou la mort” i regjisorit Idrissa Guiro, të mërkurën (18 shtator) shfaqet filmi “Fievres” i regjisorit Hicham Ayouch, ndërsa të enjten (19 shtator) do të shfaqet filmi “Brule La Mer” i regjisorëve Nathalie Nambot dhe Berchache Maki.
Të gjitha filmat do të shfaqen në gjuhën origjinale, me titra anglisht dhe hyrja është falas.