– Me 27 korrik, të vitit 1983, këngëtarja Madonna, lansoi albumin e saj të parë, që mbante emrin e saj. Ky album nuk ishte edhe aq i suksesshëm, mirëpo Madonna, arriti suksese të shumta me publikimin e albumit të saj të dytë me radhë, të titulluar ‘Like A Virgin’.
– Në këtë datë të vitit 1986, bendi Queen, ishin grupi i parë perëndimor që performuan në Evropën Perëndimore, në koncertin e tyre në Budapest të Hungarisë. Ishte këngëtari Louis Armstrong, në vitin 1964, ai i cili kishte performuar në po të njëjtin vend.
– Në po këtë datë të vitit 2016, tre nipërit e Michael Jackson, Taj, TJ dhe Taryll Jackson, kishin ngritur aktakuzë ndaj gazetës online ‘Radar’, duke kërkuar dëmshpërblim prej 100 milion dollarëve, pasi gazeta kishte raportuar se ata ishin abuzuar nga xhaxhai i tyre, këngëtari Michael Jackson.