– Me 17 korrik, të vitit 2019, kënga ‘Chasing Cars’, nga bendi Snow Patrol, u vlerësua si kënga më e transmetuar në radiot e Anglisë për shekullin 21. Kjo këngë ishte lansuar në vitin 2006 edhe pse nuk arriti asnjëherë pozitën e parë, kjo këngë qëndroi për tre vjet në top listat muzikore. Në këtë vlerësim këngët më të transmetuara ishin edhe ‘I Gotta Feeling’, nga grupi ‘Black Eyed Peas’ dhe kënga ‘Happy’ nga Pharrell Williams.
– Në këtë datë të vitit 1965, shtëpia diskografike ‘King Records’, lansuan këngën ‘Papa’s Got a Brand New Bag’, kënduar nga James Brown. Kënga ishte një sukses masiv, duke shitur mbi 2 milion kopje vetëm në Amerikë dhe fitoi çmimin ‘Grammy’, për këngën më të mirë të zhanrit Blues.