– Me 3 korrik, të vitit 1971, u gjet i vdekur në vaskë anëtari i grupit The Doors, Jim Morrison, në moshën 27 vjeçare. Asnjë autopsi nuk është kryer për vdekjen e tij, ndërsa dyshohet se shkaku kryesor për vdekjen ishte mbidoza nga droga, por vdekja e tij u raportua si “sulm në zemër shkaktuar nga problemet e frymëmarrjes”.
– Në këtë datë, të vitit 1983, bendi Red Hot Chili Peppers, u paraqitën krejtësisht të zhveshur në Hollywood, për të lansuar albumin e tyre ‘The Abbey Road E.P.’.
Kjo ishte edhe paraqitja më e guximshme dhe fyese për shumë njerëz, të cilët e kritikuan bendin për këtë paraqitje nudo.