Me 20 nëntor në vitin 1991, ‘The Rolling Stones’ njoftoi se kishin nënshkruar një marrëveshje 20 milion dollarëshe me Virgin Records, për të publikuar tre albume gjatë gjashtë viteve të ardhshme.
Në vitin 2001 shtëpia në të cilën kishte jetuar Madona kur ishte fëmijë u shit në një ankand për vetëm 12 minuta për 400 mijë dollarë.
Në vitin 2015 Justin Bieber po kryesonte top listat e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar me këngën ‘Sorry’ duke thyer një rekord në 50 vitet e fundit. Në toplistë gjendeshin edhe këngët tjera të Justin Bieber nga albumi i tij ‘Purpose’.