Me 18 nëntor të vitit 1993, grupi Nirvana regjistroi një sesion të vecantë të këngëve të tyre në MTV në New York. Nirvana po ashtu këndoi një listë të këngëve nga materiale kryesisht më pak të njohura dhe versione të këngëve të këngëtarëve tjerë. Ky album fitoi ‘Grammy’ për albumin më të mirë të muzikës alternative në 1996.
Në këtë datë në vitin 1993, këngëtari i grupit Pearl Jam, Eddie Vedder, u arrestua në New Orleans për prishjen e qetësisë pas një përleshje që ndodhi në një bar nate.
Në vitin 2007, publicisti i famshëm amerikan Paul Wasserman, vdiq në moshën 73 vjeçare. Ai ishte kompozitor për këngëtarët dhe grupet më të famshme në botë si: The Rolling Stones, The Who, Bob Dylan, Neil Diamond, Paul Simon dhe të tjerë.