Me 10 nëntor në vitin 1973, Elton John qëndroi për 8 javë në pozitën e parë në top listën e këngëve më të mira në Amerikë me këngën e tij ‘Goodbye Yellow Brick Road’.
Në këtë ditë në vitin 1990, reperi Vanilla Ice qëndroi për 16 javë në pozitën e parë në top listën e albumeve më të mira me albumin e tij ‘To The Extreme.’
Në vitin 2008, Coldplay u shpall grupi me albumet më të shitura në Music Awards që u mbajt në Monako. Grupi po ashtu fitoi çmimin Rock Act Of The Year për albumin e tyre ‘Viva La Vida’, duke u bërë albumi kryesues në top listat botërore të muzikës.