Me 25 tetor në vitin 1969, kënga ‘Sugar Sugar’ nga rock grupi ‘The Archies’ ishte në pozitën e parë në top listën muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Ata qëndruan në krye për tetë javë dhe gjithashtu shitën mbi gjashtë milion kopje të albumit në të gjithë botën.
Në këtë datë në vitin 1986, Bon Jovi arritën në pozitën e parë në tabelën e albumeve më të mira në Amerikë me albumin ‘Slippery When Wet’. Bon Jovi shiti mbi 8 milion kopje në gjithë botën me këtë album.
Në po këtë datë të vitit 1980, këngëtari i njohur Paul McCartney hyri në librin e rekordeve Guinness si një nga artistët me albumet më të shitura në historinë e muzikës në botë.