Me 22 tetor të vitit 1990, Pearl Jam mbajtën koncertin e tyre të parë ndonjëherë në sallën ‘Off Ramp’ në Seattle.
Në këtë datë në vitin 2000, George Michael pagoi 1.45 milion dollarë për pianon Steinway në të cilën John Lennon shkroi hitin ‘Imagine ’. George Michael deklaroi se kur e di se gishtat e mi prekin notat e saj do të ndihem vërtetë i bekuar.
Në po këtë datë të vitit 2005, kënga ‘Waterloo’ nga grupi ABBA u votua kënga më e mirë në historinë e Eurovisionit. Shikuesit në 31 vende të Evropës votuan për këtë këngë në Kopenhagë.
Me 22 tetor të vitit 2012, këngëtarja Taylor Swift lansoi albumin e saj të katërt ‘Red’. Kënga hit e këtij albumi ‘We Are Never Getting Back Together’ sipas këngëtares fliste për ish të dashurin e saj.