Me 20 tetor të vitit 1964, ‘The Rolling Stones’ mbajtën koncertin e tyre të parë live në Francë në ‘Paris Olympia’.
Në këtë datë të vitit 1973, ‘The Rolling Stones’, rrëmbyern vendin e parë në tabelën amerikane me këngën ‘Angie, këngë kjo e cila ishte hiti në vendin e 5-të në Britaninë e Madhe.
Me 20 tetor të vitit 1976, Led Zeppelin shfaqi filmimin e konceritit ‘The Song Remains The Same’, e cila u dha premierë në New York. Kjo njëherit ishte ‘natë bamirësie’ ku u mblodhën 25,000 dollarë për fondin ‘Save the Children’.
Në këtë datë të vitit 2003 këngëtarja tashmë e ndjerë Amy Winehouse lansoi albumin e saj debutues ‘Frank’ sipas këngëtarit Frank Sinatra. Ajo shiti mbi 1 milion kopje të albumit vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.