Me 12 tetor të vitit 1985, Jennifer Rush ishte në poziten e parë në top listen e singlave në Mbretërinë e Bashkuar me këngën ”The power of love”. Kënga qëndroi në këtë pozitë për pesë javë dhe u bë single/ kënga më e shitur e vitit si dhe kenga më e shitur ndonjëherë nga nje këngëtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Në këtë datë të vitit 1991, albumi i katërt i grupit Simply Red ‘Stars’, ishte në pozitën e parë në top lista muzikore në Mbretërisë së Bashkuar për herë të parë, me singlat ‘Thrill Me’, ‘For Your Babies’ dhe ‘Stars’. Albumi u bë albumi me i shitur në vitin 1991 dhe 1992 në Mbretërinë e Bashkuar duke qëndruar për 134 javë në top listë.
Në po këtë datë të vitit 2008, Oasis u rëndit në pozitën numer 1 në Top listën e albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar me ‘Dig Dig Out Your Soul’. Ky ishte albumi i shtatë dhe i fundit i grupit në studio.