– Me 15 shtator, të vitit 1998, rock artisti i famshëm Marilyn Manson, lansoi albumin e tij të tretë me radhë të titulluar ‘Mechanical Animals’. Disa nga dyqanet më të mëdha siç janë Target, dhe Walmart në Amerikë, refuzuan ta shesin këtë album pasi që këngëtari në fjalë, shfaqej i zhveshur.
– Në këtë datë, të vitit 2003, këngëtarja Madonna, botoi librin e saj të parë. Libri ishte një libër për fëmijë që u përkthye në 42 gjuhë të ndryshme, në mbi 100 shtete të ndryshme. Libri i titulluar ‘The English Roses’, është vëllimi i parë i pesë pjesëve që botoi këngëtarja dhe është një nga librat më të lexuar për fëmijë në Amerikë.