– Në këtë datë, të vitit 1995 Michael Jackson arriti në pozitën e parë të këngëve më të mira të toplistës Billboard me këngën ‘You Are Not Alone’. Kjo këngë ishte shkruar nga R. Kelly dhe është pjesë e librit të rekordeve Guinness, duke qenë kënga e parë në 37 vite që arrin pozitën e parë si këngë debutuese në Billboard Hot 100.
– Në këtë datë, të vitit 1972 Rod Stewart mbante pozitën e parë të toplistës muzikore në Angli me këngën ‘You wear It well’. Kjo këngë ishte pjesë e albumit të tij ‘Never A Dull Moment’.
– Në këtë datë, të vitit 2002 persona të pa identifikuar u futën në shtëpinë e këngëtares Bjork në Londër, duke vjedhur këngë, projekte të pa publikuara të këngëtares dhe pajisje muzikore me vlerë të lartë.