– Me 23 gusht, të vitit 1974, këngëtari John Lennon, deklaroi se ai kishte parë një UFO nga banesa e tij në New York, duke ngritur debate të shumta në botë. Në albumin e tij ‘Walls and Bridges’, ai e kishte përmendur këtë fenomen në një prej teksteve të tij.
– Në këtë datë, të vitit 1980, David Bowie arriti në pozitën e parë të këngëve më të mira në Angli, me këngën ‘Ashes To Ashes’, që ishte pjesë e albumit të tij ‘Scary Monsters and Super Creeps’.
– Në po këtë datë, të vitit 2019, këngëtarja Taylor Swift, lansoi albumin e saj të shtatë me radhë, të titulluar ‘Lover’. Të gjitha këngët në këtë album ishin shkruar nga vet këngëtarja Swift.