– Me 19 gusht, të vitit 1989, ka lindur reperi dhe aktori Lil’ Romeo, në Louisiana. Ai u bë i njohur me këngën e tij debutuese ‘My Baby’, në vitin 2001. Kjo këngë u çertifikua me vlerësimin ‘platinum’, nga ‘Industria Amerikane e Inçizimeve’. Lil Romeo është i njohur edhe për rolin e tij në filim ‘Honey’, duke luajtur përkrah aktores së famshme Jessica Alba.
– Në këtë datë, të vitit 1999, këngëtarja Lauryn Hill, fitoi çmimin për artisten më të mirë dhe albumin më të mirë të këtij viti, në festivalin ‘Source Hip Hop Music Awards’, në Los Angeles. Në këtë ceremoni, R. Kelly, fitoi çmimin për artistin më të mirë të vitit, në zhanrin R&B.